Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, mund të jetë një fanse e Dua Lipës. Madje, 40-vjeçarja edhe mund të ketë kënduar ose kërcyer me meloditë e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare.
Strategjiku” Agim Shënediela ndërton vila pa leje tek Kep Merli, njërën ia shet Dua Lipës. Çfarë do të bëjë Lorena e ASHK-së?

Por, dëshira e Dua Lipës për të pasur një shtëpi të saj në bregdetin e mrekullueshëm të Ksamilit, në Shqipërinë Jugore, tashmë duhet ta ketë shndërruar emrin e saj në një kokëçarje serioze për drejtoreshën e ASHK-së.

Në foto: Lorena Goxhobelli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Avokati Arben Llangozi ka publikuar së fundmi me video dhe fakte se Dua Lipa ka porositur dhe blerë një vilë në kompleksin turistik “Kep Merli”, të ndërtuar nga Agim Shënediela.
Pozicioni i vilës është perfekt. Vetëm pak metra larg bregut, në një zonë të tërhequr që ruan diskrecionin e plotë për një divë të muzikës botërore.