Një histori e pazakontë ka ardhur nga Durrësi, ku një grua vendosi të ndiqte bashkëshortin e saj për dy ditë me radhë, duke dyshuar se ai po e tradhtonte.
Nuk besohet! Gruaja ndjek burrin për 2 ditë rresht dhe zbulon sekretin e pabesueshëm…

Korrespondentja Dhurata, në emisionin “Aldo Morning Show”, tregoi se gruaja kishte vënë re ndryshime të sjelljes së burrit, i cili e kishte lënë disi pas dore. Duke mos duruar më dyshimet, ajo u kthye në “detektive” dhe nisi ta ndiqte hap pas hapi.
Surpriza ishte e madhe: burri nuk takohej me një femër të vetme, por me disa. Megjithatë, takimet ishin vetëm në kafe dhe nuk kishte prova konkrete për një lidhje jashtëmartesore.
“E ndoqi për dy ditë rresht dhe vuri re që ai nuk dilte me një femër, por me disa femra. Ende nuk e ka kapur në flagrancë, por vazhdon ndjekja e saj”, – tha Dhurata.
Historia ka ngritur shumë pikëpyetje: a bëhet fjalë për tradhti të mirëfilltë apo thjesht për miqësi e takime të zakonshme? Gruaja ndërkohë ka vendosur ta ndjekë më tej burrin për të zbuluar të vërtetën.