Një ekzekutim mafioz ka tronditur pasditen e sotme Athinën. Ngjarja ndodhi në zonën “Agio Pandeleimona”, ku një person u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Atentat në Athinë! Shqiptari ekzekutohet me armë zjarri mes rrugës

Policia greke ka gjetur pranë trupit të viktimës dokumente shqiptare dhe dyshimet e para janë se ai ishte shtetas shqiptar.
Burime hetimore pohojnë se atentati lidhet me prishje pazaresh droge, por deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo rrethanat e plota të ngjarjes.
Hetimet vijojnë, ndërsa policia greke ka rrethuar zonën dhe po kërkon pamje nga kamerat e sigurisë për të zbardhur ekzekutimin.