Mat!! Egli dhe Gjesti vazhdojnë romancën dhe jashtë !

Egli Tako dhe Gjesti prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura në mediat rozë për shkak të marrëdhënies së tyre të lëkundur.

Pas spekulimeve të shumta për ndarje dhe tensione, një postim i fundit nga këngëtarja ka ngritur dyshime të forta për një rikthim të mundshëm të çiftit.


Egli ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur, ndërsa një dorë mashkulli i kap mjekrën në mënyrë përkëdhelëse. 

Identiteti i personit nuk është zbuluar, por ndjekësit me sy të mprehtë vunë re një detaj domethënës: byzylyku në dorën e mashkullit është i njëjtë me atë që më parë është parë në dorën e Gjestit.

Komentet në rrjet shpërthyen menjëherë, me ndjekës që spekulojnë një rikthim të çiftit, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një lojë të qëllimshme për vëmendje mediatike.

Deri më tani, as Egli dhe as Gjesti nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar, duke lënë gjithçka në nivel spekulimi.

Megjithatë, fakti që ky postim vjen pas një periudhe “heshtjeje” nga ana e dyshes, i ka shtuar intrigën situatës.
A është kjo një rikthim i sinqertë i dashurisë apo një lojë për të mbajtur audiencën të interesuar? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim…

More posts