Qeveria Rama publikon strategjinë e re: Do të zhdukim korrupsionin me ktë gjë …

Për të luftuar korrupsionin, qeveria parashikon të përdorë edhe Inteligjencën Artificiale.

Dokumenti i hedhur për konsultim publik, për Strategjinë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, i kushton një vëmendje të veçantë mënyrës se si do të përdoret kjo teknologji për të parandaluar aktet korruptive.

Me ndihmën e IA-së, Shqipëria do të zbulojë shpejt rastet e evazionit fiskal dhe krimit financiar. Modeli që është në zhvillim analizon faturat elektronike dhe deklaratat doganore në kohë reale për të identifikuar transaksionet e dyshimta, duke e bërë procesin më efikas dhe duke ulur korrupsionin si dhe kohën e nevojshme për analizë nga punonjësit“, thekson Strategjia kombëtare e Inteligjencës Artificiale.

Korrupsioni qeveritar nuk bëhet vetëm me para nën dorë, por edhe në sistemet e prokurimit. Pavarësisht se një hap është bërë drejt automatizimit të këtyre veprimeve, në dokument thuhet se automatizimi i plotë do të shmangë përzgjedhjet e gabuara.

Dëm në financat publike nuk bën vetëm korrupsioni, por edhe evazioni, ku sipas dokumentit, të dhënat tatimore do të kalojnë në filtrin e inteligjencës artificiale.

More posts