Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga SPAK.
Erion Veliaj kërkesë të papritur Gjykatës së Posaçme: Të shpallen…

Në kërkesën e tij, Veliaj rendit të gjitha shkeljet e bëra nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin ndaj tij, si dhe argumenton të gjitha arsyet pse hetimet e deritanishme duhet të shpallen të pavlefshme.
Lidhur me hetimin ndaj tij, në kërkesën e zgjeruar drejtuar GJKKO-së, kryebashkiaku Veliaj konstaton se:
• Hetimi i çështjes nga një shtetas që nuk ka pasur kurrë statusin ligjor të prokurorit, pra një person që juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror sipas legjislacionit shqiptar;
• Ushtrimi i ndjekjes penale nga një person në konflikt të pastër interesi me subjektin e hetimit;