Një histori e pazakontë vjen nga Turqia, ku një 38-vjeçar amerikan, Frank, ka vendosur të bëhet më i gjatë duke iu nënshtruar një prej operacioneve më të dhimbshme dhe më të rrezikshme – zgjatjes së këmbëve me shufra metalike.
Të jesh i shkurtër është mallkim’: Ja si Burrat paguajnë mijëra euro për t’u thyer këmbët dhe për t’u bërë më të gjatë

Frank, i cili është 1.70 m i gjatë, tregoi se ideja për ndërhyrjen kirurgjikale i erdhi gjatë muajit të mjaltit në Kuala Lumpur, kur i rrëfeu bashkëshortes së tij se kompleksi për gjatësinë e kishte ndjekur prej adoleshencës. Pa humbur kohë, ai kontaktoi një klinikë në Stamboll dhe bëri menjëherë prenotimin.
Operacioni konsiston në thyerjen e qëllimshme të kockave të kofshëve dhe vendosjen e shufrave metalike, të cilat më pas zgjaten çdo ditë me anë të një mekanizmi të jashtëm. Çdo rrotullim i çelësit i jep pacientit një milimetër të ri gjatësi, ndërsa dhimbja është e padurueshme.
“Çdo ditë është një vuajtje. Nganjëherë dhimbja nervore më shkatërron. Por unë jam i vendosur të arrij lartësinë që dua”, shprehet Frank, i cili synon të shtojë 9 cm, për të kaluar nga 1.70 m në 1.79 m – thjesht për t’u konsideruar me gjatësi mesatare.
Rehabilitimi është një tjetër etapë e vështirë. Pacientët si Frank duhet t’i nënshtrohen terapisë intensive, masazheve, përdorimit të holluesve të gjakut dhe një regjimi të rreptë kujdesi. Komplikacionet janë të shumta: mpiksje gjaku, dëmtime nervore, dhimbje kronike dhe deformime në ecje. Madje, disa pacientë kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve.