Sherr i dhunshëm mes tre personave në Ksamil, shkak u bë marrja me qira e një mjeti Jet-Ski

Një konflikt për përdorimin me qira të një Jet-ski ka përfunduar në përplasje fizike pasditen e sotme në Ksamil. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë përfshirë në një sherr me Julian Hoxhën, lindur në Elbasan.

Sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje për orarin e përdorimit të mjeteve ujor dhe degjeneroi në dhunë. Të tre personat, së bashku me disa dëshmitarë të pranishëm, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burime nga policia raportojnë se vetëm pak ditë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese.

More posts