Plumba në kokë në mes të parajsës turistike – rast mafioz apo hakmarrje e errët?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite ishullin turistik të Ischias, në Gjirin e Napolit. Në zonën Cuotto të Forio d’Ischia u regjistruan të shtëna me armë zjarri, duke lënë pas tre persona të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë, i cili ndodhet në rrezik për jetën.

Mediat italiane raportojnë se viktimat janë ekzekutuar me plumb në kokë, një skenë që ngjan me atentatet tipike mafioze. Dinamika dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia dhe shërbimi i urgjencës 118 ndodhen në vendngjarje.

Incidenti ndodhi pranë hyrjes së një kompleksi hotelesh shumë të frekuentuar nga turistët, duke rritur ndjeshëm tensionin dhe frikën në zonë. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar autorët dhe prapaskenat e masakrës.

More posts