Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka reaguar pas pyetjeve të shumta që ka marrë nga ndjekësit lidhur me mungesën e projekteve të reja muzikore.
“Tronditje për fansat: Ja pse Gjesti ndali çdo projekt të ri muzikor”

Fillimisht ai dha një sqarim të shkurtër, por më pas publikoi një deklaratë më të gjatë në rrjete sociale, ku zbuloi arsyen e vërtetë.
“Këtë sezon jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori i mëparshëm. Fatkeqësisht, derisa të zgjidhen këto çështje, jam i detyruar t’i mbaj të gjitha projektet për vete, pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë material të ri përmes këtij distributori,” shkroi ai.
Ky njoftim i papritur ka lënë fansat të zhgënjyer, ndërsa shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje për artistin, duke shpresuar që situata të zgjidhet shpejt dhe muzika e tij të rikthehet në treg.