Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka sqaruar publikisht zërat se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tha se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël dhe jo për rrahje, siç u raportua.
“Ja pse u përfol Shpat Kasapi për rrahje në dasmë – këngëtari reagon i revoltuar”

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… Por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Unë u vonova për shkak të kolonës dhe i thashë dasmorit se do të këndoja më shumë për ta kompensuar vonesën,” tha këngëtari.
Sipas tij, situata u tensionua vetëm në fund të mbrëmjes, gjatë momentit të pagesës. “Në fund thanë ‘ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por askush nuk më ka prekur dhe as nuk më ka ngacmuar,” shtoi Kasapi.
Ai paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që, sipas tij, kanë shpifur për këtë ngjarje: “Shpifësin e këtij lajmi do ta gjej.”