Aksident horror në autostradë: Makina elektrike humb komandën, shoferi lutet para përplasjes fatale ( Video )

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në një autostradë, ku një makinë elektrike mbeti plotësisht pa komanda, duke mos iu përgjigjur më as frenave. Shoferi, i cili ndodhej i vetëm në mjet, e kuptoi se nuk mund ta kontrollonte më makinën dhe u përpoq të ndalonte duke u përplasur pas bordurës anësore për të ngadalësuar shpejtësinë.

Pamjet tregojnë momentet dramatike kur ai, në gjendje paniku, bashkon duart dhe lutet, ndërsa automjeti i tij vazhdon të shpejtojë pa asnjë kontroll.

Vetëm pak sekonda më vonë ndodh e pabesueshmja: bordura mbaron dhe makina kalon në krahun tjetër të autostradës, ku përplaset me një tjetër automjet. Përplasja është e frikshme dhe ka shkaktuar panik tek të gjithë drejtuesit e tjerë që ndodheshin aty.

Ngjarja ka hapur sërish debatin mbi sigurinë e makinave elektrike dhe sistemet e tyre të kontrollit në raste emergjence.

(Video në vijim)

More posts