Pasi Myslym Murrizi publikoi një reagim të gjatë e të ashpër ndaj Ben Malajt, nuk vonoi shumë dhe Malaj shpërtheu përsëri. Në një reagim të shkurtër, por therës, ai zgjodhi ta mbyllë debatin me fjalë të forta dhe me një krahasim befasues.
Part 4 : “Përplasja finale: Malaj shpërthen ndaj Murrizit – ‘Një kafshë e plagosur që përpëlitet mes shpifjeve!’”

“Një poet i madh gjerman në këtë rast këshillon: ‘Ta lësh të bezdis. Ta shtypësh, të bën pis.’ Po e lë këtë mizë kali të bezdisë gjithë shqiptarët,” – shkruan Malaj, duke iu referuar kundërshtarit të tij.
Ai nuk kurseu ironinë dhe e cilësoi Murrizin si “kafshë të plagosur nga të vërtetat e hidhura”, ndërsa theksoi se nuk do të harxhojë më asnjë sekondë për të.
“Shpifjet ordinere janë përpëlitje e një ‘kafshe’ të plagosur. Nuk do të përdor më asnjë second tuajën dhe time për t’u marrë me këtë ndotës mediatik shoqëror. Ditë të gëzuara!” – përfundon Malaj.
Pas këtij reagimi, duket se Malaj ka vendosur ta mbyllë kapitullin e përplasjeve publike me Myslym Murrizin, megjithëse rrjeti është ndezur me debate e komente pas kësaj lufte fjalësh që po vazhdon në disa “seriale”.