Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë vendin në ditët e fundit, duke siguruar qytetarët se të gjithë ata që humbën shtëpitë do të përfitojnë rindërtim falas, ndërsa fermerët që humbën krerët e bagëtive do të rifinancohen një për një.
Çfarë do të ndodhë me banesat e djegura nga zjarret?/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke përdorur edhe hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm.
Procedura për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve do të nisë menjëherë në çdo bashki të prekur. Një Grup i Konstatimit do të kryejë inventarizimin e dëmeve, duke përfshirë banesat, infrastrukturën, bizneset, kulturat bujqësore, mjetet mekanike dhe objektet social-kulturore. Ky grup do të plotësojë formularët me kostot financiare për secilin subjekt të dëmtuar.
Pas këtij inventarizimi, bashkitë do të përgatisin listat për personat e dëmtuar dhe dokumentacionin përkatës. Më pas, pas vlerësimit financiar, çdo bashki do të përcaktojë kostot e kompensimit, të cilat do të kryhen nga fondet e bashkisë përmes fondit për mbrojtjen civile.
Njoftimi i plotë: