Erald Xhejo 14 vjeç, ndërroi jetë pasditen e djeshme në spitalin e Korçës pas dy plagëve të marra në trup të shkaktuara nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari, Enedio Guri.
Banka jote do jetë bosh, por kujtimet e tua do…’ Përlotet rrjeti, mësuesit dhe shokët e klasës reagojnë për vd*kjen e Erald Xhejos!

Dy adoleshentët, nxënës të së njëjtës shkollë, prej kohësh konfliktoheshin mes tyre për motive banale, ndërsa ditën e djeshme u takuan rastësisht në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg të Maliqit. Pas një përleshje fizike, Enedio Guri nxorri thikën duke goditur dy herë bashkëmoshatarin e tij.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar dhe Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ky Eraldi studionte. Stafi dhe shokët e 14-vjeçarit janë sot me zemër të thyer për humbjen e shokut të tyre, të cilin do e kujtojnë si një djalë plot ëndrra, buzëqeshje e plot mirësjellje.
Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!” shkruhet në postimin e shkollës.
Reagimi i shkollës së Mesme së Bashkuar “Tafil Rexhepi”: