Doksan Dushku, 80 vjeç, nga Dibra, i dënuar me 16 vite burg për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë në vitin 2014, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për ulje të dënimit.
Babai vrau vajzën shtatzënë me breshëri kallashnikovi / Çudit me kërkesën, ja çfarë kërkon në Gjykatë

Ngjarja tronditëse ndodhi në maj të vitit 2014, në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë, ku Dushku vrau me kallashnikov të bijën, Fatmira Doksani, 21 vjeçe, e cila ishte në muajin e parë të shtatzënisë. Sipas hetimeve, shkaku ishte mospranimi nga babai i shtatzënisë së vajzës jashtë martese.
Pas arrestimit, në vitin 2015 Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi me 21 vite burg, të cilat më pas iu reduktuan në 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.
Pas 11 vitesh nga krimi, Dushku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon shfuqizimin e vendimit penal, duke pretenduar se dënimi i tij është i pajustifikuar ligjërisht për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që ka hequr një paragraf të nenit për bashkimin e dënimeve në Kodin e Procedurës Penale.
Ai nuk kërkon pafajësi, por rishikim të vendimit dhe ulje të dënimit në bazë të rregullave të reja ligjore, duke pretenduar se afati duhet të jetë 14 vite, ose të konsiderohet i përfunduar pjesërisht nga vuajtja deri më tani.