Luiz Ejlli reagon i prekur për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq: “Dy nana që sot nuk din…” (VIDEO)

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka shpërndarë një reagim emocional pas ngjarjes tragjike në Maliq, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një konflikti me thikë me një bashkëmoshatar.

“Dy djem 14 vjeç, secili njëri në Tiranë, tjetri në Korçë… Dy nana që sot nuk din ku me e gjet frymen. Dy familje që nuk do të jenë më kurrë të njëjta. Këta fëmijë po rriten mes dhunës, mes inatit, mes mungesës së dashnisë dhe kujdesit. Shkollat flejnë, prindërit s’kanë mendjen, shteti mbyll sytë. Fëmijët po mbyten në dhunë dhe ne jemi duke i parë. Këto nuk janë tragjedi të rastit,” – shkruan ai.

Reagimi i tij ka ngjallur shumë diskutime në rrjet, me ndjekës që ndajnë shqetësimin për rritjen e nivelit të dhunës mes të miturve në vend.

More posts