Do të shkarkohet Gaz Bardhi? Lëvizje në Shtator, EMRI i kreut të ri në Grupin e PD

Rikthimi në shtator, në legjislaturën e re, vë në pikëpyetje nëse Gaz Bardhi do të vijojë të jenë në krye të grupit parlamentar të PD.

Emri i tij është më i kuotuari në radhët e deputetëve dhe Sali Berisha nuk ka artikuluar asnjë fjali që mund të lëkundin pozitat e Bardhit, por burime thonë se në selinë blu ka nisur të qarkullojë edhe emri i një prej 4 nënkryetarëve të tjerë të PD-së që mund të marrë drejtimin e grupit.

Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, që në parlament këtë herë futet si i pari i listës së Shkodrës, të cilën PD pavarësisht tkurrjes së votave arriti që ta mbajë blu.

Statuti i PD në fakt përcakton në nenin 51 se PDSH ka dy nënkryetarë. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar. Kaq do të mjaftonte që Boçi, si një nga 2 nënkryetarët e zgjedhur bashkë me Oerd Bylykbashin, të kërkojë drejtimin e grupit parlamentar.

Në PD thonë se Oerd Bylykbashi, po e sheh jo pa ambicie këtë post, jo vetëm për shkak të angazhimit të gjatë në emër të PD në parlament, por edhe për shkak të besnikërisë ndaj Berishës.

More posts