Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, lajmërohet Arbenita

Personi më i komentuar i ditës, Arbenita Ismajli ka thyer heshtjen pas rreth 10 orësh që emri i saj bën xhiro masive në portale.

Në mës të raportimeve për urdhërarrest ndërkombëtar për shkak të mos respektimit të vendimeve të gjykatës, ajo ka çuar një mesazh që nuk po i prishet terezia.

Në një video në makinë me këngë të Rihannës në sfond, ajo ka ndarë një detaj krejtësisht periferik për kontekstin e situatës në të cilën ndodhet.

‘E di çdo tekst këngësh të Rihannës fjalë për fjalë’, është shprehur ajo.

Në një video tjetër, shihet në apartamentin e saj teksa luan me maçokun, fiks për të çuar imazhin e qetësisë në mes të stuhisë.

More posts