Tragjike në vend! U qëIIua me th*kë nga bashkëmoshatari i tij, humb jetën 14 vjecari

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Pirg të Korçës pasditen e sotme, ku një konflikt mes dy të miturve ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali në fshat, dy 14-vjeçarë janë përfshirë në një debat të ashpër që ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës (thikë). Si pasojë e goditjeve të marra, njëri prej tyre, me inicialet E. Xh., është dërguar me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

14-vjeçari tjetër, i dyshuari kryesor për ngjarjen, ka mbetur gjithashtu i plagosur dhe ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e Policisë. Autoritetet kanë marrë në pyetje dëshmitarët dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, po verifikon shkaqet e konfliktit, ndërsa zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar për të mbledhur prova të tjera.

Banorët e Pirgut janë shprehur të tronditur nga kjo tragjedi, duke thënë se dy të miturit njiheshin prej kohësh dhe nuk pritej që sherri të përfundonte në mënyrë kaq të rëndë.

Policia ka bërë thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim, veçanërisht nga prindërit, për të parandaluar përfshirjen e të rinjve në akte të dhunshme me pasoja fatale.

More posts