PSE NUK U SHTON RROGAT ZJARRFIKËSVE, APO I KE HARXHUAR PARATË ME AVIONË?” – RAMA U PËRGJIGJET ASHPËR KOMENTUESVE

Situata e zjarreve po ndez jo vetëm pyjet, por edhe rrjetet sociale!

Një komentues e “goditi” Kryeministrin Edi Rama me një pyetje therëse:

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”

Rama nuk e la pa përgjigje:

“Jo i dashur, nuk kam blerë asnjë avion dhe nuk kemi paguar asgjë më shumë se çdo vit. Kujdes me zjarret mediatike, se disa hidhen me kokë e ju digjet qarku i arsyetimit!”

Por kryeministri nuk u ndal këtu. Ai hodhi edhe një “shigjetë” përtej kufirit:

“Pyet në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut.”

💬 Debatet kanë shpërthyer në komente – disa e mbrojnë, të tjerë e akuzojnë për mungesë prioritetesh në mes të krizës.

More posts