Një video e pabesueshme po qarkullon në rrjetet sociale, ku protagonistja është… një dhi me zemër prej kampioni. Pamjet tregojnë momentin kur ajo hidhet nga një lartësi e madhe, prek tokën sikur të ishte trampolinë dhe, pa humbur kohë, zbret me shpejtësinë e dritës drejt një përroi, duke kaluar në anën tjetër të malit.
Ndodh Çudia në Përmet ! Ky kërcim i dhisë po çmend rrjetin – shikoni reagimin e qenit!”( VIDEO )

Por pjesa më e bukur? Një qen që ndodhej aty pranë, e sheh gjithë skenën i shtangur, me sytë e zgurdulluar, duke dhënë ndoshta reagimin më qesharak të vitit.
Videoja është bërë menjëherë virale dhe komentet nuk kanë të mbaruar: “Kjo dhi është më e fortë se unë pas 3 kafeve”, shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër shaka: “Qeni ende po pret që dhi t’i tregojë manualin e këtij kërcimi.”