Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare të saj.
E kisha si motër’, rrëqeth 13 vjeçarja që u dhunua nga shoqet

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të braktisur, ku vajza është rrahur në një bodrum.
Sipas pamjeve të publikuara, të cilat janë xhiruar nga vetë të dyshuarat, viktima shihet duke qarë dhe duke u lutur që ta lironin, duke përsëritur mbi dhjetë herë fjalinë: “Të lutem, më lironi”. Megjithatë, dhuna dhe talljet ndaj saj kanë vazhduar.
Gazetarja investigative Edona Gashi, nga emisioni “Piranjat”, vizitoi ditën e sotme vendin e ngjarjes dhe intervistoi viktimën.
“Përkundër dhunës fizike dhe psikologjike që ka përjetuar, vajza dukej e fortë, e çlirët dhe me pafajësinë e saj të ndritshme”, u shpreh Gashi.