Pas një udhëtimi plot romancë në Itali për ditëlindjen e Sarës, duket se çifti Sara Hoxha dhe Eriku po vazhdojnë verën e tyre nën rrezet e diellit, këtë herë në bregdetin shqiptar. Destinacioni i zgjedhur është Green Coast, një nga perlët e rivierës shqiptare.
Nga Italia në bregdetin shqiptar – Sara Hoxha dhe Eriku në pushime romantike

Kujtojmë se për ditëlindjen e saj, Sara e kaloi kohën në Itali me miqtë e ngushtë, ku paparacët kapën një moment mjaft të afërt mes saj dhe Erik-ut. Pas rikthimit, Sara ndau në rrjete sociale një dhuratë misterioze – një buqetë lulesh dhe një letër – që dyshohet të jetë nga ai.
Tani, çifti po relaksohet në Green Coast, ku të dy kanë postuar në Insta Story pamje nga i njëjti vend, përfshirë perëndime mahnitëse të diellit që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tyre.
Pamjet e fundit vetëm sa kanë forcuar idenë tek fansat se marrëdhënia e tyre po shkon më e fortë se kurrë, teksa ata shijojnë qetësinë dhe luksin që ofron ky destinacion elitar në zemër të bregdetit shqiptar.


