Vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehti, që duket se do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjetra
Tirana me temperatura rekord”/ Sinoptikani: Ja kur do të ulen temperaturat

Elvi Jahaj, sinoptikan i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, tha për Top Channel, se temperaturat kanë qenë në vlerat 43-44 gradë Celsius, teksa sipas tij, temperaturë rekord u shënua në Tiranë me vlerë 43.6 gradë Celsius.
Sinoptikani tha më tej se temperaturat pritet të bien duke filluar nga dita e enjte, në 37-38 gradë Celsius, dhe në ditët në vijim në 35-36 gradë Celsius.
“Mbi territorin tonë u regjistruan temperatura të larta me vlera 43 apo 42 gradë Celsius në qytete si Gjirokastra, Elbasani apo Shkodra, ndërsa për Tiranën kemi regjistruar temperaturë rekord me vlerën 43.6 gradë Celsius, pra 43-44 gradë, ndërkohë që kjo situatë është ndjerë akoma edhe më shumë për shkak të situatës së zjarreve dhe tymërave që janë në ajër.
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga këto masa ajrore përvëluese të nxehta, po prap me të njëjta vlera, 42 apo 43 gradë Celsius në qytetet si Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani, edhe për ditën e nesërme do të vijojë i njëjta situatë. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura deri në 43 gradë celsius përgjatë ultësirës perëdnimore.