Çfarë ndodhi mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit? … Historia merr kthesë të papritur!

Historia e shumëpërfolur e dashurisë mes moderatores së njohur Roza Lati dhe këngëtarit Xhonatan Islami duket se ka marrë fund. Burime pranë Rozës kanë konfirmuar se dyshja nuk janë më bashkë, pavarësisht se në rrjetet sociale ende e ndjekin njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/reel/DJJ7zOmsljd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ad47b7fe-f902-4c19-a118-50a8802bd87e&ig_mid=1B4E6D7A-DBFC-4613-8D0B-825511044E4D

Romanca mes tyre u bë publike muaj më parë dhe mori vëmendje të madhe, sidomos pas pjesëmarrjes së Rozës në ditëlindjen e babait të Xhonatanit dhe paraqitjes së saj në një program me nxënësit e shkollës së nënës së tij.

Megjithatë, sinjalet e ndarjes janë të qarta: mungojnë “like”-et, komentet dhe gjestet e afeksionit që dikur ishin pjesë e përditshme e ndërveprimeve të tyre online. Fansat kanë vënë re heshtjen e tyre në publik dhe mungesën e shfaqjeve të përbashkëta.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por duket se kjo histori ka mbetur vetëm kujtim për ndjekësit e tyre.

More posts