Pushime me surpriza! Egli Tako në momente intime me një tjetër djalë në jug”

Pushimet verore për Egli Takon duket se kanë sjellë jo vetëm relaks, por edhe një “stuhi” në rrjete sociale. Moderatorja e njohur është parë duke shijuar një mbrëmje të gjallë në jug të Shqipërisë, në një nga plazhet më të frekuentuara të sezonit.

Në një video të shpërndarë nga të pranishmit, Egli shihet mjaft e afërt me një tjetër djalë, në një moment që ka zgjatur vetëm një “milisekondë”, por mjaftueshëm për të ndezur spekulime të pafundme në rrjet. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta, me fansa që pyesin nëse bëhet fjalë për një miqësi të ngushtë apo diçka më shumë.

Deri tani, Egli nuk ka bërë asnjë reagim publik për këtë situatë, ndërsa në profilin e saj nuk ka postuar asnjë foto ose video nga momenti i përfolur. Megjithatë, zërat e thashethemeve po shtohen, dhe ndjekësit presin me kureshtje nëse ajo do të japë një përgjigje.

Ky moment “i kapur në befasi” ka bërë që emri i saj të qarkullojë masivisht në mediat rozë dhe të kthehet në një nga temat më të diskutuara të javës.

💬 Po ju, çfarë mendoni? Thjesht një moment i pafajshëm mes miqsh, apo fillimi i diçkaje të re për Eglin?

More posts