Me guxim të jashtëzakonshëm, efektivi i policisë Klajdi Mustaj rrezikoi jetën për të shpëtuar një të aksidentuar në Fier, vetëm pak ditë më parë. Sot, sakrifica dhe trimëria e tij u vlerësuan zyrtarisht nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Illir Proda, i cili i dorëzoi një Certifikatë për Shërbime të Dalluara.
RREZIKOI JETËN PËR TË SHPËTUAR TË AKSIDENTUARIT, ILIR PRODA I DOREZON CERTIFIKATE EFEKTIVIT KLAJDI MUSTAJ

Ky gjest heroik, që ndodhi më 12 gusht, shërben si shembull frymëzimi për të gjithë efektivët e rendit dhe qytetarët, duke treguar se përkushtimi dhe humanizmi mund të bëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.