Cristiano Ronaldo i propozoi martesë të dashurës së tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, me një unazë fejese kolosale, që i shkon për shtat një miliarderi.
Sa kushtoi unaza që Ronaldo i propozoi Georgines?

Rodriguez tregoi unazën e saj të re me xixa në Instagram, duke konfirmuar fejesën e saj me yllin e futbollit 40-vjeçar dhe duke mahnitur fansat me unazën mahnitëse, e cila përmbante një gur në qendër me prerje ovale dhe dy gurë anësorë.
Ndërsa çifti nuk e konfirmoi se kush e bëri shkëlqimin gjigant, ekspertët i thanë Page Six Style se çmimi mund të shkojë në 6 milionë dollarë. Ajay Anand, CEO i Rare Carat, vlerëson se guri qendror është me ngjyrë D dhe me qartësi të përsosur, duke peshuar potencialisht mbi 30 karat gjë që do ta çonte vlerën e tij në deri në 6 milionë dollarë.
Ndërkohë, Laura Taylor, specialiste e unazave të fejesës te Lorel Diamonds, e analizoi zgjedhjen e gurit, duke shpjeguar: “Prerjet ovale njihen për fasetimin e tyre të shkëlqyer, i cili maksimizon shkëlqimin dhe i jep gurit një pamje të ndritshme dhe të gjallë nga çdo kënd.”
Ajo vlerësoi se guri qendror peshonte midis 15 dhe 20 karatëve, duke kushtuar më shumë se 5 milionë dollarë.