Një aksident i rëndë, ku janë përfshirë disa mjete, është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Kosovë.
Aksident i gjashtëfishtë, një shqiptar i vd*kur dhe 10 të pl*gosur

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran, ku 6 automjete janë përplasur. Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person, teksa 10 të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.
