Vapa merr jetë në Itali: 4-vjeçari ndërron jetë pas goditjes fatale nga i nxehti

Një tragjedi ka tronditur Italinë, ku një djalë 4-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të rëndë në tru nga temperaturat ekstreme.

Fëmija, me origjinë nga Rumania, ndodhej me familjen në Olmedo, Sardenja, duke shijuar pushimet verore, kur u përball me vapën e fortë që i shkaktoi kolaps.

Mëngjesin e kësaj të hëne, ai u transportua në Spitalin Gemelli në Romë në gjendje kritike, pasi ishte gjetur i pavetëdijshëm brenda makinës familjare të parkuar në diell.

Sipas informacioneve paraprake, djali kishte dalë nga shtëpia në një moment pakujdesie të prindërve dhe ishte futur në automjetin e nxehtë, ku për shkak të temperaturave ekstreme pësuan dëmtime të rënda cerebrale.

Fillimisht, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Santissima Annunziata në Sassari, ku iu diagnostikuan dëmtime serioze në tru për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Përkeqësimi i gjendjes bëri të nevojshëm transferimin e tij në Romë, por pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve në reanimacionin pediatrik të Gemellit, djali nuk mundi të mbijetonte.

Burime mjekësore konfirmojnë se vdekja shkaktoi dëmtime të pakthyeshme cerebrale nga ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë brenda automjetit.

Autoritetet italiane paralajmërojnë për rreziqet serioze të goditjes nga të nxehtit, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, duke kërkuar kujdes maksimal gjatë kësaj vale të nxehti rekord.

More posts