Një video tronditëse, por edhe plot shpresë, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamje shihet një vajzë e vogël në Turqi, e cila në momentin që toka fillon të dridhet nga tërmeti, futet menjëherë poshtë tavolinës për t’u mbrojtur.
E pabesueshme: Vajza shpëton për mrekulli nga tërmeti në Turqi, ja momenti që po bën xhiron e rrjetit ( Video )

Vetëm pak çaste më vonë, tavani dhe sendet rreth e rrotull rrëzohen, por vajza shpëton mrekullisht pa asnjë lëndim serioz, falë gjestit të saj të shpejtë.
Ky moment heroik i vetëmbrojtjes po shpërndahet gjerësisht si një shembull i qartë se si njohja e rregullave të sigurisë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.