đŸ”„ Panik nĂ« “Syrin e KaltĂ«r”! Zjarr i madh rrezikon tĂ« shkatĂ«rrojĂ« perlĂ«n e natyrĂ«s – turistĂ«t ikin me nxitim!

Paniku ka pĂ«rfshirĂ« sot zonĂ«n turistike tĂ« “Syrit tĂ« KaltĂ«r” nĂ« SarandĂ«, pasi njĂ« zjarr i fuqishĂ«m ka shpĂ«rthyer pranĂ« monumentit tĂ« famshĂ«m tĂ« natyrĂ«s.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik serioz këtë mrekulli të natyrës shqiptare, e cila çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Autoritetet janë detyruar të evakuojnë menjëherë turistët, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me kohën për të shmangur një tragjedi ekologjike.

“Syrin e KaltĂ«r” Ă«shtĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« dashura pĂ«r pushuesit dhe çdo dĂ«mtim i tij do tĂ« ishte njĂ« humbje e pakthyeshme pĂ«r natyrĂ«n dhe turizmin nĂ« vend.

Situata mbetet kritike dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën derisa flakët të neutralizohen plotësisht.

More posts