Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit ‘thumbon’ këngëtarin pas lajmeve për dhunë…

Ngjarja e bujshme për dhunën ndaj këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka marrë një tjetër kthesë, pasi në rrjet ka reaguar edhe ish-bashkëshortja e tij, Selvije Jao. Postimi i saj në Instagram ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, duke u interpretuar si një ‘thumb’ i drejtpërdrejtë ndaj artistit.

Selvije ka ndarë një foto të qetë e romantike të një perëndimi dielli, por mesazhi i shkruar mbi të është gjithçka përveçse i qetë:

“No revenge because God is Greater, karma does exist, and ugly people on the inside end up destroying their own lives anyways!”

(“Asnjë hakmarrje sepse Zoti është më i Madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre gjithsesi!”)

Edhe pse nuk e përmend me emër Shpat Kasapin, konteksti dhe momenti i publikimit e bëjnë të vështirë që ky mesazh të mos lidhet me situatën aktuale të këngëtarit. Reagimi i saj ka ndezur diskutime në rrjete sociale, me shumë ndjekës që mendojnë se kjo është një përgjigje e fshehtë ndaj ngjarjeve të fundit.

Çifti u martua në vitin 2022, por martesa e tyre përfundoi shumë shpejt. Pas ndarjes, të dy kanë vazhduar jetën e tyre, megjithatë duket se tensionet e së shkuarës nuk janë shuar plotësisht.

Ky postim i Selvijes është vetëm një tjetër element që shton kuriozitetin dhe polemikat rreth historisë së Shpat Kasapit, i cili prej ditësh është në qendër të vëmendjes për shkak të lajmeve të rënda që qarkullojnë për të.

More posts