Mediat italiane, duke iu referuar The Guardian, kanë raportuar se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë arritur marrëveshje për blerjen e ishullit të Sazanit në Shqipëri, me vlerë mbi një miliard dollarë, me synimin për ta shndërruar në një resort luksoz.
Arrihet akordi, do vini duart nê kokë sa do të shitet ishulli i Sazanit, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Ishulli, i njohur për peizazhin e tij natyror dhe historinë ushtarake, ka tërhequr interesin e çiftit si pjesë e një projekti të gjerë zhvillimi turistik.
Sazani, dikur bazë ushtarake dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është hapur për vizitorët në vitin 2015, por një pjesë e tij mbetet zonë e kufizuar për arsye sigurie. Ishulli ruan ende bunkerë, tunele dhe mbetje të tjera të periudhës komuniste.
Negociatat për projektin janë mbajtur larg vëmendjes publike deri në finalizimin e marrëveshjes, e cila sipas raportimeve arrin në 1.4 miliardë euro. Një nga sfidat kryesore të zhvillimit është pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera dhe materialet ushtarake të mbetura.
Projekti udhëhiqet nga kompania Affinity Group, e cila ka në plan edhe investime të tjera në rajon, përfshirë transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz. Nisma për zhvillimin e Sazanit ka ngjallur shqetësime tek organizatat mjedisore dhe ekspertët, të cilët paralajmërojnë për ndikimin që mund të ketë në biodiversitetin dhe trashëgiminë kulturore të zonës.