Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e 17 qershorit në qytetin Racale të Italisë, ku një 54-vjeçare, Teresa Sommario, është vrarë brutalisht nga djali i saj. Viktima u godit disa herë me sëpatë në trup, brenda banesës së saj në rrugën “Toscana”.
Dëshmia e 21-vjeçarit që v*au nënën në Itali: Zëri i saj më..

Krimi i rëndë ka tronditur komunitetin vendas, ndërsa autoritetet po hetojnë motivet e këtij akti makabër. Djali i viktimës është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe po merret në pyetje.
Kapja dhe dëshmia e djalit
Hetimet e karabinierëve u përqendruan menjëherë te djali 21-vjeçar i gruas, Filippo Manni, i cili u ndalua nga forcat e rendit ndërsa endej rrugëve të qytetit dhe më pas u dërgua në komisariat. Aty ai pranoi se kishte vrarë të ëmën duke e goditur me sëpatë, sepse ajo e kishte qortuar për faktin se kishte hyrë në shtëpi pa përshëndetur.
Në një moment gjithçka u fik brenda meje. U ngjita në katin e sipërm, mora sëpatën dhe e vrava. Herë të tjera, për shaka, e kam menduar dhe ia kam thënë këtë gjë, e sot e bëra”, rrëfeu ai pa shfaqur emocione apo pendesë.