Përmeti u “dogj” nga energjia mbrëmjen e djeshme, teksa Ledri Vula ishte ylli i natës së tretë dhe finale të Festivalit “Nona”, duke e mbyllur aktivitetin me një performancë të paharrueshme. Reperi i njohur nga Kosova, në performancën e tij të parë në Përmet, solli një atmosferë elektrizuese, ku publiku këndoi e kërcente deri në mesnatë.
Spektakël në Përmet: Ledri Vula mbyll Festivalin ‘Nona’ me atmosferë elektrizuese”

Programi i ditës nisi me hiking në pyllin masiv të bredhave të Hotovës, më pas me “Panairin e gjysheve” në orën 19:00. Në orën 20:30, skena u ndez me koncertin festiv ku performuan Adriana Thanasi, Teuta Pango, Vaskë Curri, Kozma Dushi, Liljana Kondakçi dhe të tjerë artistë të dashur për publikun. Por ishte ardhja e Ledri Vulës që e çoi atmosferën në kulmin e saj.
Nuk munguan edhe komentet që pjesëmarrja e tij mund të ketë një arsye të veçantë , Xhensila Myrtezaj, është me origjinë nga Përmeti, gjë që e bën këtë performancë edhe më të veçantë. Pavarësisht arsyes, koncerti i Ledrit ishte një festë e madhe që mbylli me sukses tre ditët e festivalit Nona, duke sjellë në qytet muzikë, kulturë dhe shumë energji pozitive.
