đŸ’„ “Rrahje” nĂ« dasmĂ«? Shpat Kasapi thyen heshtjen dhe tregon tĂ« vĂ«rtetĂ«n!

Ditët e fundit, disa portale raportuan se këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi ishte përfshirë në një incident gjatë një dasme ku ishte i ftuar për të kënduar, duke pretenduar se ishte rrahur për shkak se kishte mbërritur me vonesë dhe i dehur.

Sot, Kasapi reagoi për herë të parë përmes një postimi në Instagram, ku mohoi kategorikisht versionet e përhapura në media. Ai theksoi se është mirë me shëndet dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“TĂ« dashur miq, unĂ« jam mirĂ« me shĂ«ndet, falĂ« Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumĂ« lajmin, ishte njĂ« keqkuptim me dasmorĂ«t, asgjĂ« tjetĂ«r pĂ«r t’u shqetĂ«suar”, shkroi ai.

Këngëtari i bëri thirrje mediave dhe ndjekësve që të mos përhapin lajme të pabazuara, duke e cilësuar ngjarjen si të zmadhuar pa arsye.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More posts