Një grua është gjetur e lidhur me zinxhir në qafë dhe e mbajtur nën ujë me dy pesha betoni pranë një moli peshkimi në provincën “Phang Nga” të Tajlandës.
Tr*nditëse/ Një grua gjendet e l*dhur me zinxhirë nga qafa dhe nën ujë me dy shtanga

Trupi u pikas nga banorë të zonës teksa notonte pranë molit “Ban Tha Yai”, një vend i njohur për peshkim dhe afër destinacioneve turistike si Phuket dhe Ko Phi Phi.
Policia njoftoi se identiteti, kombësia dhe vendbanimi i viktimës mbeten ende të panjohura. Ajo dyshohet të ketë qenë e vdekur për rreth dy ditë para se të dilte në sipërfaqe.
Viktima mendohet se ishte veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë kafe me jakë të rrumbullakët.
Zinxhiri dhe pesha prej betoni të lidhura në qafë dyshohet se janë përdorur për ta mbajtur trupin nën ujë dhe për ta fshehur, por pavarësisht kësaj, ai ka dalë në breg. Trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbuluar nëse gruaja ishte gjallë në momentin që u hodh në ujë.