Gazetari që denoncoi ngjarjen në Llogara ka treguar detaje të reja për 22 kuajt e egër që u qëlluan me armë — ku 3 prej tyre u vranë, duke hedhur poshtë pretendimet se sulmi ka lidhje me konkurrencën për shërbimet turistike.
Flet gazetari që zbuloi mas*krën në Llogara: Ja pse u qëlluan kuajt

Ai tha se është njoftuar katër ditë më parë nga pronari i shumicës së kuajve, i cili e informoi se kafshët ishin qëlluar me armë gjahu në malin e Llogarasë.
Sipas tij, kuajt kanë jetuar në këtë zonë prej pesë vitesh, të lindur e rritur aty, dhe nuk ishin pjesë e guidave turistike.
Gazetari thekson se pronari nuk dyshon për motive të lidhura me turizmin, por për një konflikt mbi burimet e ujit.
Ai shpjegoi se Karaburuni ka mungesë të theksuar të ujit dhe, sipas informacionit të tij, në zonë ndodhen vetëm dy vende ku kafshët e barinjve mund të pinë ujë, gjë që mund të ketë qenë shkaku i sulmit.