Meqë Izraeli po përpiqet të krijojë një urë komunikimi me sektin Bektashi në Shqipëri dhe po sponsorizon një mini-shtet Bektashi brenda territorit shqiptar, për të treguar se nuk i urren myslimanët dhe se çështja e gjenocidit në Gaza është vetëm një rastësi, duket se në këtë lojë tashmë po përfshihen edhe grekët. Ata kanë njohur sektin Bektashi në territorin e tyre si një pakicë fetare. Kjo do të thotë se grekët dhe izraelitët po bashkëpunojnë kundër islamit turk në Ballkan, dhe po mundohen të faktorizojnë çdo sekt periferik që u shërben interesave të tyre, në mënyrë aktive dhe të qëllimshme.
Grekët njëlloj si Izraeli, njohin bektashinjtë si besim fetar! Hap i bujshem per frenimin e islamin turk në Shqipëri?

Historike: parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit dhe jep dritën jeshile për njohjen e tyre si minoritet fetar në Greqi.
Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojne kryesisht ne zonen e Trakes Perendimore si komunitet fetar më vete.
Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.
Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike,ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit musliman grek.