Luan Krasniqi në zi, ndan lajmin mortor

Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij. Përmes një postimi emocional në rrjete sociale, ai ka ndarë lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait të tij të madh, Ramiz Krasniqi.

“Vëllai im i dashur, shoku im i jetës, figura ime atërore,” shkruan Luan, duke treguar se humbja e Ramizit ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e tij – një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.

Në rrëfimin e tij prekës, ish-kampioni i boksit e përshkruan Ramizin si një njeri me forcë, parime të forta, përgjegjësi dhe dashuri të thellë për familjen. Ai vlerëson madhështinë e tij të heshtur dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur në jetën e tij personale.

“Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një model për mua,” përfundon Luan mesazhin e tij, duke e quajtur Ramizin një figurë të pazëvendësueshme.

Ngushëllime familjes Krasniqi në këtë kohë të vështirë. 

Me dashuri dhe mirënjohje për vllaun tim Ramiz Krasniqin
Sot është ndarë nga jeta vëllai im i madh, Ramizi – vëllai im i dashur, shoku im i jetës, figura ime atërore. Ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time, një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.
Ramizi ishte më shumë se një vëlla për mua. Ai ishte njeri me forcë dhe parime të forta – një shembull i rrallë, i cili më udhëzoi dhe më frymëzoi gjatë gjithë jetës sime. Jeta e tij ishte e mbushur me përgjegjësi, dhe dashuri për familjen.
Ajo që e bënte Ramizin të veçantë ishte madhështia e tij e heshtur – nuk kërkonte kurrë vëmendje, por kur fliste, të gjithë e dëgjonin. Kur ishte pranë, ndiheshe i sigurt. Dhe kur e kishe nevojë, ai gjithmonë ishte aty – i palëkundur dhe i besueshëm si askush tjetër.
Jam thellësisht mirënjohës për vitet që ndamë së bashku, për këshillat e tij, për ngrohtësinë dhe dashurinë që më dha pa kushte.
Ramiz, ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një model për mua. Do të të mbaj në zemër – sot, nesër dhe përherë.
Me dashuri dhe dhimbje,
vëllai yt i vogel
Luani
In Liebe und Dankbarkeit für Ramiz Krasniqi
Heute ist mein älterer Bruder Ramiz von uns gegangen – mein Lieblingsbruder, mein Wegbegleiter, meine Vaterfigur. Sein Tod hinterlässt eine Lücke, die sich mit Worten kaum beschreiben lässt.
Ramiz war mehr als nur ein Bruder für mich. Er war ein Mensch voller Stärke und Prinzipien – jemand, an dem ich mich orientiert habe, nicht nur in schwierigen Momenten, sondern in allen Lebenslagen. Sein Leben war geprägt von Verantwortung, Ehrlichkeit und einem tiefen Sinn für Familie und Zusammenhalt.
Was ihn besonders auszeichnete, war seine stille Größe – er verlangte nie Aufmerksamkeit, aber wenn er sprach, hörte man zu. Wenn er da war, fühlte man sich sicher. Und wenn man ihn brauchte, war er da – verlässlich wie nur wenige.
Ich bin unendlich dankbar für all die gemeinsamen Jahre, für seinen Rat, seine Wärme und seine Liebe.
Ramiz, du warst ein Vorbild für mich – und wirst es immer bleiben. Ich trage dich in meinem Herzen, heute, morgen und alle Tage.
Dein kleine Bruder
Luan

More posts