Një vendim i pazakontë ka shkaktuar trazira në Spanjë: bashkia e qytetit Jumilla, në rajonin juglindor Murcia, ka miratuar një urdhër që ndalon festimet publike myslimane si Eid al-Fitr dhe Eid al-Adha në hapësira publike, përfshirë qendrat qytetare dhe palestrat. Ofruesve të këtyre festimeve u ndalohet përdorimi i ambienteve publike për laktivitete që konsiderohen “të huaja për identitetin tonë”, nëse nuk organizohen nga autoritetet lokale.
Diskriminim i hapur , Qyteti ndalon festat myslimane sepse “s’janë pjesë e identitetit tonë”!

Vendimi, i promovuar nga Partia Popullore (PP) dhe i mbështetur nga partia e ekstremit të djathtë Vox, ka ngjallur reagime të ashpra. Mounir Benjelloun Andaloussi Azhari, përfaqësues i komunitetit mysliman, e konsideron këtë masë “islamofobike dhe diskriminuese”, duke theksuar se nuk preken fe të tjera, por vetëm komuniteti mysliman.
Kritikët lokalë dhe përfaqësues të besimeve të ndryshme kanë paralajmëruar se ky vendim është në kundërshtim me nenin 16 të Kushtetutës Spanjolle, i cili garanton lirinë e besimit dhe të fesë. Shumë e shohin këtë si kërcënim për identitetin multikulturor të Spanjës dhe një hap drejt përçarjes sociale.
Në përgjigje ndaj valës së kritikave, qeveria spanjolle ka njoftuar se do të hetojë legjitimitetin e këtij vendimi dhe do të monitorojë për gjuhën urrejtëse që mund të ketë nxitur kjo masë.