Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur muajin e kaluar në një shkollë të mesme në Nikosia, Qipro, ku një nxënës ka hyrë në shkollë me mbi 15,000 euro dhe ka shpërndarë një pjesë të konsiderueshme të tyre tek shokët e klasës.
Nxënësi shkon me 15 mijë euro në shkollë, ua shpërndan shokëve të klasës

Sipas mediave lokale, nxënësit kanë marrë shuma të mëdha parash, përfshirë një nxënës që ka marrë 3500 euro për të blerë një motor, ndërsa një tjetër ka marrë 500 euro.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh tek prindërit dhe mësuesit e shkollës, të cilët janë alarmuar për natyrën e pazakontë të ngjarjes. Drejtoria e shkollës ka kërkuar nga nxënësit që të kthejnë menjëherë paratë që kanë marrë, por disa prej tyre tashmë i kanë shpenzuar ato.
Babai i një nxënësi që mori 500 euro, ka folur për mediat dhe ka shpjeguar se, kur e mori vesh se djali i tij kishte para, i kërkoi atij që t’i kthente ato. Ai tha se djali i kishte thënë se do t’i kthente paratë, por nuk e kishte bërë këtë.
Duke u shprehur për mediat, babai i nxënësit tha se ato para dukeshin sikur ishin të nxjerra nga një bankë dhe kjo i ka shkaktuar më shumë shqetësim.