Aktori i dashur për publikun, Salsano Rapi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Krajën, ku foli për turin e “Portokallisë”, “Verë dhe Portokalle”. Në një moment gjatë intervistës, Lei e pyeti moderatorin e “Portokallisë” në lidhje me reality show-n më të dashur për publikun shqiptar, “Big Brother”.
A do te jete pjese Big Brother Vip Albania 5? Salsano Rrapi zbulon cfare do te ndodhe…

Salsano u shpreh se është intriguese për shkak të dinamikave që ndodhin brenda shtëpisë më të famshme, por që nuk do hynte. I pyetur nëse do donte të drejtonte “Big Brother”, Salsano u përgjigj duke thënë se nuk është format për të.
Pjesë nga intervista:
Nëse ky turne do të ishte një reality show, kush do të fitonte çmimin final dhe kush do të përjashtohej i pari?
Çmimin do e merrte regjisori se është lodhur shumë për turneun me thënë të drejtën. Ai që nuk duhet të jetë në turne, unë se duhet të marr disa ditë pushime, se mosha bën të veten dhe pak ditë dal në pension.