Dr. Basora-Rovira, pjesë e Akademisë Amerikanë të Pediatrisë, thotë se nuk ka një moshë specifike që është “shumë e madhe” për të fjetur me prindin.
A iu duket normale që djali 11 vjec të flejë në të njëjtin krevat me mamin?!

Ajo inkurajon prindërit që të mos e praktikojnë fare të fjeturit bashkë që në fillim. Dhe, nëse tashmë jeni duke fjetur me fëmijën tuaj, përpiquni ta zhvendosni atë nga shtrati dhe në dhomën e tij/saj, sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kjo do të jetë e dobishme, si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët”, shpjegon dr. Basora. Hulumtimet tregojnë përfitimet e mëposhtme për fëmijët që flenë vetë: -Më pak vështirësi për të fjetur
-Kanë tendencë të flenë më gjatë dhe të zgjohen më pak, -Më pak probleme me zgjimin në mëngjes, -Më pak probleme me gjumin në të ardhmen, “Rekomandimi i përgjithshëm është që fëmijët duhet të flenë vetë, në sipërfaqen e tyre, në dhomën e tyre.”
Prindërit duhet të dinë se të gjithë profesionistët nga Akademia Amerikane e Pediatrisë janë kundër gjumit të përbashkët për shkak të rreziqeve që mund t’i sjellë fëmijës.