Porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë – jahtin A+, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit anglez të futbollit Manchester City.
Në portin e Durrësit vjen një nga jahtet me të mëdhenj në botë/ Vjen miliarderi…

Jahti ka kapacitet për të strehuar 52 mysafirë në 26 kabina dhe mbështetet nga një ekip prej 79 personash. Sipas Kapitenit të Portit të Durrësit, bashkë me A+ kanë mbërritur edhe dy jahte mbështetëse, të quajtura M2 dhe Alesund.
Gjatë qëndrimit në port, pritet që të furnizohen me rreth 900 mijë litra naftë, për të cilën pronari do të paguajë një taksë luksi prej 40 centësh për litër, përveç çmimit të tregut që aktualisht është rreth 60 cent për litër.
Vetëm nga kjo taksë, arka e shtetit shqiptar do të përfitojë afro 360 mijë euro për një qëndrim prej 10 orësh, pa përfshirë taksat portuale.