Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të dhimbshëm mbi gjendjen shëndetësore të mamasë. Përmes një story në Instagram, ajo tregoi se nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar pas një ishemie.
Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore të nënës së saj

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,”-shkroi Egla.
Aktorja është shprehur se është e vendosur të ndjekë çdo trajtim për përmirësimin e gjendjes së nënës së saj, duke treguar forcë dhe solidaritet familjar në një moment delikat.

Egla Ceno ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale. Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3” thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.
Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur,” shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.