Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në rajonin e largët malor të Kohistanit në Pakistan, ku trupi i një burri të zhdukur që prej vitit 1997 është zbuluar në një akullnajë që po shkrihet.
I zhdukur për 28 vite – gjendet trupi dhe s’do ta besoni si është gjëndja e trupit!

Një bari që po kalonte në zonën e njohur si “Lugina e Zonjës” në lindje të vendit, gjeti trupin e ruajtur në mënyrë befasuese mirë – me rrobat ende të paprekura dhe në gjendje të plotë. Pranë trupit ndodhej një kartë identiteti me emrin Naseeruddin, i cili rezultoi të ishte zhdukur gjatë një stuhie bore në qershor të vitit 1997, kur kishte rënë në një çarje të akullnajës.
Policia arriti ta identifikojë dhe konfirmojë identitetin falë dokumentit të gjetur dhe filloi menjëherë hetimet për të mësuar më shumë rreth rrethanave të zhdukjes. Sipas familjarëve, Naseeruddini kishte qenë duke udhëtuar me kalë së bashku me vëllain e tij, Kathiruddin, atë ditë. Të dy ishin larguar nga shtëpia për shkak të një konflikti familjar.
Vëllai i tij rrëfeu për BBC Urdu se ai kishte hyrë në një shpellë rreth mesditës, por nuk ishte kthyer më. Pavarësisht përpjekjeve për kërkim, trupi i tij nuk u gjet kurrë – deri tani.
Profesori Muhammad Bilal nga Universiteti Comsats në Islamabad shpjegon se kur një trup bie në një akullnajë, temperaturat ekstreme ngrijnë menjëherë trupin, duke penguar dekompozimin. Mungesa e lagështisë dhe oksigjenit më pas çon në mumifikim natyral.