Andy Bellati është një dietolog i njohur nga Las Vegasi. Ai ka zbuluar 3 super-ushqimet që sigurojnë një ditë plot energji.
Tre ushqìmet qe u mbajne gjate gjìthe dìtes plot energjì dhe u mbajne nen kontroll nìvelìn e sheqerìt

Këto 3 ushqime që mund të rrisin nivelet energjisë janë fasulet, bollguri dhe bajamet. Bollguri është një nga ushqimet me përmbajtjen më të lartë në fibra të tretshme.
Këto lloje fibrash qëndrojnë në stomak për shumë orë, prandaj keni energji të qëndrueshme për periudha të gjata kohe.
Bollguri është një nga ushqimet më të mira që mund ta konsumoni 1 orë para se të shkoni në palestër.
Fasulet janë gjithashtu të mira për të shtuar energjitë pasi janë të pasura me 2 lëndët ushqyese më të rëndësishme – proteina dhe fibra. Këto dy lëndë ushqyese ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, ndërkohë që nivelet e sheqerit në gjak mbeten të qëndrueshme.